Na ndiqni edhe në

Shqiptar

Angelo ia thotë në sy Ilirit: Të shpëtuam, do kishe dalë me zarf të zi

Angelo ia thotë në sy Ilirit: Të shpëtuam, do kishe

Gjatë spektaklit të sotëm banorët kanë diskutuar për situatën që ndodhi brenda BBV mes Juxhinit dhe Ilirit disa ditë më parë dhe reagimin e ashpër të këtij të fundit.

Iliri: Të tallesh me një burrë 55-vjeç, turp të qoftë.

Angelo: Nuk ma merrte mendja se mund të agravonte deri në këtë pikë.

Juxhin: Unë e nisa për shaka, nuk e dija që do merrte këto përmasa. Unë i kërkova falje, shpresoj të më ketë falur. I vetmi peng është se unë e prisja një më fal më mbrapsht, nga Iliri, për reagimin. Unë ia sqarova, ndoshta mund të më thoshte edhe ai më fal për reagimin.

Iliri: Nuk kam asnjë koment ajo ishte poshtëruese për mua. Kjo lojë bëhet në Korçë dhe e di shumë mirë. Thashë se ka pyetur njeri për ndonjë pikë të dobët të Ilirit. Do të falur nga mua? Nuk ma kërkove?

Juxhin: Unë thashë se ndoshta e ke ndjerë, nëse s'e ke ndjerë është ok.

Iliri: Të falur publikut deri në gjunjë.

Angelo: Mendoj që Iliri duhet t'i kërkojë falje jo vetëm Juxhinit por të gjithë atyre që ishin këtu, që e përjetuan keq. Duhet të më thotë mua faleminderit që të shpëtuam se do kishe dalë me zarf të zi. Do ikësh nëse s’të mbajmë ne.

Iliri: Ti më mban mua?

Angelo: Po po.

Seno: Angelo të mundohet të mbaje vetën, po mundohen të viktimizohen të gjithë. Ajo është një tallje, një ironi shumë e ultë./dritare.net