Ervin Salianji nga Shkodra: Rrogëtarët e PD nuk më bëjnë dot presion
Dritare.net

Nga foltorja e radhës me demokratët në Shkodër, deputeti Ervin Salianji iu përgjigj sulmeve të vazhdueshme nga lidershipi i Partisë Demokratike (PD), që e akuzojnë se mbështetet nga Suel Cela.
Salianji tha se disa persona brenda PD-së sillen si “lepurusha” përballë regjimit, ndërsa përballë demokratëve si “tigra”. Ai u shpreh se rrogëtarët e partisë nuk duan të shohin sallat e mbushura dhe po ushtrojnë presion, duke u përpjekur të minimizojnë mbështetjen dhe pakënaqësinë që ekziston brenda strukturave.
“Drejtësia vonon, por nuk harron. SPAK ka treguar se drejtësia mund të prekë majat më të larta të pushtetit dhe po dëshmon me fakte pavarësinë e tij. SPAK duhet mbështetur dhe duhet thënë e vërteta: është një strukturë e posaçme kundër korrupsionit dhe nuk mund të zbehet nga presionet politike. SPAK nuk jep dorëheqje dhe nuk merr përgjegjësi politike; detyrimi për të larguar qeverinë nuk është i opozitës, por i të gjithëve”, tha Salianji./K.C/dritare.net