Na ndiqni edhe në

Kuriozitete

Festat e fundvitit, një makth për personat që vuajnë nga misofonia

Festat e fundvitit, një makth për personat që vuajnë nga

Misofonia po e bën periudhën e festave të fundvitit të vështirë për shumë persona, të cilët përjetojnë ankth dhe reagime të forta emocionale ndaj zhurmave të zakonshme gjatë festave familjare. Lottie, 23 vjeçe, tregon se edhe pse mezi pret të kalojë kohë me familjen, darka e Krishtlindjeve dhe Vitit të Ri, është një sfidë e madhe për të dhe shpesh e vetmja mënyrë për ta përballuar është përdorimi i tapave të veshit. Tinguj si përtypja, gëlltitja apo frymëmarrja e bëjnë të ndihet në panik dhe të tensionuar fizikisht. Ajo vuan nga misofonia që prej moshës 16-vjeçare dhe e përshkruan sezonin e festave si tepër mbingarkues emocionalisht.

Misofonia, një ndjeshmëri e ulët ndaj tingujve të caktuar të prodhuar nga njerëzit, është më e përhapur nga sa mendohet, pasi studime në Mbretërinë e Bashkuar tregojnë se gati një në pesë persona preken nga kjo gjendje. Këto zhurma, që për shumicën janë të padëmshme, mund të shkaktojnë zemërim, ankth apo dëshirë për t’u larguar nga ambientet sociale.

Festat e fundvitit, një makth për personat që vuajnë nga

Edhe Jenna, 21 vjeçe, tregon se gjatë festave përdor kufje për të kaluar darkat familjare, ndërsa në situata të tjera shmang kontaktin për të mos u përballur me tingujt që e shqetësojnë. Ekspertët theksojnë se periudha e festave e përkeqëson misofoninë për shkak të ekspozimit të vazhdueshëm ndaj zhurmave dhe pritshmërive sociale. Psikologët këshillojnë disa teknika për ta përballuar këtë gjendje, si ndryshimi i mënyrës së perceptimit të tingujve, shpërqendrimi mendor apo krijimi i skenarëve pozitivë, me qëllim uljen e ankthit dhe stresit gjatë momenteve festive./K.C/dritare.net