Të gjithë sytë te Kate! Princesha e Uellsit magjeps me veshjen mëngjesin e Krishtlindjes
Dritare.net

Mëngjesin e sotëm Familja Mbretërore britanike u shfaq e bashkuar në Sandringham, duke ndjekur traditën e përvitshme të shkuarjes në shërbesën e Krishtlindjes. Si gjithmonë, vëmendja ishte e gjitha te Kate Middleton, e cila edhe këtë vit dëshmoi pse konsiderohet ikonë e padiskutueshme e stilit.

Princesha e Uellsit u shfaq me një veshje elegante dhe të kuruar deri në detaje, një pallto klasike në tone dimërore, e kombinuar me aksesorë minimalistë, kapelë elegante dhe çizme që i shtuan finesë pamjes së saj festive.

Pas një viti sfidues në aspektin personal, Kate u shfaq e buzëqeshur dhe plot hijeshi, duke tërhequr duartrokitjet e publikut të mbledhur jashtë kishës. Ajo ishte shoqëruar nga Princi William dhe tre fëmijët e tyre, George, Charlotte dhe Louis.

Prania e saj u komentua gjerësisht në media, duke e kthyer sërish Kate Middleton në protagonisten absolute të Krishtlindjes mbretërore./K.C/dritare.net