Unioni i Gazetarëve: Pse nuk arrestohen dhunuesit e Elton Tozajt?
Dritare.net

Unioni i Gazetarëve Shqiptarë (UGSH) ka reaguar pas sulmit brutal ndaj gazetarit, Elton Tozaj, ngjarje kjo që ndodhi në autostradën Tiranë-Durrës dhe u dëshmua nga dhjetëra persona.
Në një deklaratë për mediat, UGSH e ka konsideruar këtë akt si kriminal dhe ka kërkuar zbardhjen e ngjarjes dhe ndëshkimin e autorëve.
“Dhuna ndaj gazetarit Elton Tozaj është një akt kriminal që duhet të hetohet dhe autorët të ndëshkohen. UGSH ndan shqetësimin dhe tronditjen për lajmin e publikuar nga media dhe familjarët e gazetarit për këtë dhunim barbar. Ngjarja, e vërejtur nga dhjetëra kalimtarë, ka shkaktuar gjendje të rënduar shëndetësore te kolegu ynë, duke përfshirë edhe kërcënim për shikimin e tij”, thuhet në reagim.
UGSH kërkon sqarim zyrtar të episodit dhe shpreh mbështetjen e plotë për Elton Tozajn, duke i uruar shërim të shpejtë dhe të plotë./K.C/dritare.net