Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Vengu nga Bullgaria: Forcat e Armatosura shqiptare, rol aktiv në misionin e NATO-s

Vengu nga Bullgaria: Forcat e Armatosura shqiptare, rol aktiv në misionin e

Ministri i Mbrojtjes, Pirro Vengu, zhvilloi këtë të shtunë një vizitë në Bazën e Grup Batalionit Shumëkombësh të NATO-s në Novo Selo, Bullgari, ku vlerësoi kontributin e trupave shqiptare në misionin e Aleancës.

Gjatë vizitës, ministri Vengu bëri të ditur se ka marrë vlerësime të drejtpërdrejta nga komandanti italian i misionit, Mattia Scirocco, për rolin aktiv që luan toga e Forcave të Armatosura të Shqipërisë në detyrat e grupit shumëkombësh.

Sipas Vengut, efektivët shqiptarë po kontribuojnë përtej misionit të tyre të paracaktuar, duke dëshmuar profesionalizëm, përkushtim dhe besueshmëri në shërbim nën flamurin e NATO-s.

“Kjo është një dëshmi e qartë e nivelit të përgatitjes dhe seriozitetit të Forcave tona të Armatosura në çdo mision ku angazhohen”, theksoi ministri i Mbrojtjes.

Ai shtoi se Shqipëria është e gatshme të rrisë më tej prezencën dhe kontributin e saj në misionet e NATO-s, aty ku nevoja e kërkon, si pjesë e angazhimit për sigurinë kolektive dhe forcimin e kapaciteteve operacionale, në bashkëpunim të ngushtë me aleatët./dritare.net