
Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, ka njoftuar se do të takohet këtë fundjavë me presidentin amerikan, Donald Trump, në Florida, ndërsa vazhdojnë përpjekjet për t’i dhënë fund luftës së Rusisë në shkallë të gjerë.
Zelensky tha se takimi pritet të mbahet të dielën dhe do të përqendrohet te një plan paqeje 20-pikësh i ndërmjetësuar nga SHBA, si dhe mbi propozime të veçanta për garanci të sigurisë nga SHBA-ja.
Ndërkohë, Kremlini njoftoi se një këshilltar i lartë i presidentit Vladimir Putin ka zhvilluar bisedime të mëtejshme me zyrtarë amerikanë përmes telefonit dhe se Rusia ka konfirmuar angazhimin për të vazhduar negociatat.
Rusia ka folur për “progres të ngadaltë, por të qëndrueshëm” në bisedime, por nuk ka komentuar mbi ofertën e Zelenskyt për të tërhequr trupat nga lindja e Donbasit, nëse Rusia tërhiqet gjithashtu./K.C/dritare.net