Na ndiqni edhe në

Shqiptar

Humbi vëllanë në një aksident tragjik, reagon Gjesti

Humbi vëllanë në një aksident tragjik, reagon Gjesti

Gjesti ka reaguar për herë të parë pas humbjes së vëllait, duke ndarë një mesazh emocional me ndjekësit e tij në rrjetet sociale. Pas një mungese të gjatë nga muzika dhe Instagrami, artisti është shfaqur me një video-mesazh ku ka falënderuar publikun për mbështetjen dhe ka njoftuar rikthimin e tij në muzikë.

Gjesti ka treguar se kjo periudhë larg vëmendjes publike ka qenë e nevojshme për t’u përqendruar tek vetja dhe familja, ndërsa ka theksuar se dashuria e fansave ka qenë gjithmonë pranë tij. Në fund të mesazhit, ai ka zbuluar se në janar të vitit 2026 do t’i rikthehet muzikës.

“Përshëndetje të gjithëve. Shpresoj të jeni mirë. U bë kohë që nuk jam parë. Ju falënderoj që më keni qëndruar afër mua dhe familjes time në këtë periudhë të vështirë. Ka qenë e rëndësishme që këtë kohë të rrija larg rrjeteve sociale, të merresha me veten dhe familjen time. Ju kam pasur në mendje dhe zemër, ashtu siç më keni pasur ju mua. Ju uroj vitin e ri të gjithëve. Të keni shëndet, lumturi dhe familje, të tjerat bëhen. Dua t’ju tregoj se në vitin 2026, në janar, i kthehem muzikës, aty ku e kam vendin. Ju dua! Faleminderit shumë!"/K.C/dritare.net