Pas mungesës së ujit në Vlorë, mbërrijnë materialet për riparimin e ujësjellësit
Dritare.net

Pas disa ditësh pa furnizim me ujë të pijshëm, qytetarët e Vlorës dolën sot në protestë, duke kërkuar zgjidhje të menjëhershme për situatën e krijuar. Protesta u zhvillua si reagim ndaj mungesës së zgjatur të ujit, që ka shkaktuar vështirësi serioze për banorët, veçanërisht në zonat urbane.
Ndërkohë, autoritetet njoftuan se materialet për sistemin e transportit të ujit të pijshëm kanë mbërritur sot në aeroportin e Rinasit. Menjëherë pas mbërritjes, ato janë nisur drejt Vlorës, me qëllim ndërhyrjen sa më të shpejtë në rrjet dhe rikthimin e furnizimit normal me ujë.
Autoritetet lokale bëjnë me dije se puna për riparimin dhe përmirësimin e sistemit do të vijojë pa ndërprerje, ndërsa qytetarët presin zgjidhje konkrete dhe afat të qartë për normalizimin e situatës./K.C/dritare.net
Δείτε αυτή τη δημοσίευση στο Instagram.