Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Rama: Brenda vitit të ardhshëm çdo biznes duhet të ofrojë pagesa elektronike

Rama: Brenda vitit të ardhshëm çdo biznes duhet të

Kryeministri Edi Rama, në konferencën e fundvitit, njoftoi nisjen e një faze të re në formalizimin e ekonomisë shqiptare, duke vënë theksin te ulja e përdorimit të parasë cash. Ai bëri të ditur se brenda vitit të ardhshëm të gjitha bizneset në vend do të jenë të detyruara të ofrojnë pagesa elektronike, me qëllim lehtësimin e transaksioneve për qytetarët dhe turistët, si dhe rritjen e transparencës në ekonomi.

“Kemi hapur një kapitull tjetër lidhur me nevojën për të ulur cash në ndërveprimet ekonomike të vendit dhe janë vendosur disa limite si fillim. Ajo që dua të theksoj është që deri në qershor çdo biznes që operon në sektorin e turizmit dhe transportit do duhet të garantojë format alternativat të pagesave për qytetarët, jo vetëm cash dhe asgjë tjetër, por edhe mjetet për të bërë pagesa elektronike. Brenda vitit të ardhshëm çdo biznes në Shqipëri duhet të garantojë formën alternative të pagesës. Që vendas apo vizitorë të paguajnë me kartë apo forma të tjera të pagesë elektronike”, tha Rama./K.C/dritare.net