Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

500 aplikantët e parë, 10 vjet pa taksa. Çfarë është Paketa e Maleve!

500 aplikantët e parë, 10 vjet pa taksa. Çfarë

“Paketa e Maleve” është ligji i ri i sapomiratuar për investime në zonat malore, e ofruar për të gjithë të interesuarit, qofshin emigrantë apo rezidentë, të cilët kanë dëshirën dhe vizionin për të ndërtuar në tokën e tyre.

Nisma për “Paketën e Maleve” përmes projektit “Investo në tokën tënde”, synon të ofrojë një qasje realiste për tërheqjen e investimeve në zonat malore të vendit, falë politikave të reja të mbështetjes kundrejt investitorëve.

Paketa e maleve u prezantua sot në një takim të zhvilluar në Kalanë e Rozafës, në Shkodër, ku mori pjesë Kryeministri Edi Rama së bashku me Ministrin e Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, Blendi Gonxhja, Ministrin e Shtetit për Pushtetin Vendor, Arbjan Mazniku, Kryetarin e Bashkisë së Shkodrës Benet Beci, Kryetarët e bashkive të zonave veriore të vendit, sipërmarrës të ndryshëm, etj.

"Paketa synon të krijojë një ekuilibër në zhvillimin e qendrueshëm të aktiviteteve ekonomike të turizmit malor, bujqësisë, industrisë dhe inovacionit të lidhur me ekosistemin e këtyre zonave, bazuar në mbrojtjen e pejzazhit natyror, ruajtjes së trashëgimisë kulturore, kulturës dhe identitetit lokal në këto zona të shpallura me përparësi për zhvillimin e ekonomisë malore.

Paketa e Maleve është një paketë që adreson ëndrrën edhe dëshirën për t’u kthyer te toka e të parëve qoftë nga qyteti brenda për brenda Shqipërisë në fshat, qoftë nga jashtë në fshat përsëri, pra nga jashtë Shqipërisë dhe për të investuar aty kursimet ose fondet e marra me kredi dhe për këtë arsye kemi vënë në dispozicion dhe një linjë komplet të re financimi nga Banka e Shqipërisë, është 250 milionë euro në bankat e nivelit të dytë, me një garanci 70% të kolateralit nga shteti që kush dëshiron mund ta përdorë pikërisht edhe për këtë paketë. Mund ta përdorë për agroturizëm, mund ta përdorë për agropërpunim, mund ta përdorë për çfarëdo qoftë që ka nevojë për investime në territoret rurale, malore ose gjysmë malore të Shqipërisë.

500 aplikantët e parë do kenë 10 vjet pa asnjë lloj detyrimi ndaj shtetit, përveç kuptohet sigurimeve shoqërore dhe shëndetësore për punonjësit e tyre, e vetmja gjë. As taksa, as TVSH, asgjë 10 vjet", u shpreh Rama./L.F-dritare.net