Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

22-vjeçari rrëmbehet dhe dhunohet nga babai i ish-të dashurës në Tiranë!

22-vjeçari rrëmbehet dhe dhunohet nga babai i ish-të

Një 22 vjeçar është marrë me forcë në makinë dhe ndaj tij është ushtruar dhunë fizike. Policia e Tiranës bën me dije se autorët e arrestuar për këtë pengmarrje janë Arjan Çullhaj, 41 vjeç, Agim Çullhaj, 38 vjeç dhe Erind Kullolli, 27 vjeç.

Vëllezërit Arjan Çullhaj dhe Agim Çullhaj në bashkëpunim me të afërmin e tyre Erind Kullolli, kanë marrë peng në një lokal në Tiranë një 22-vjeçar, e kanë futur në makinë dhe e kanë rrahur e dhunuar në Shëngjergj të Tiranës.

Policia dyshon se i riu është rrahur për shkak se ka pasur lidhje me vajzën e njërit prej tyre dhe ata nuk kanë qenë dakord.

I riu është goditur me grushte në pjesë të ndryshme të trupit. Pasi mori informacion policia ka shkuar menjëherë në vendin e ngjerjes dhe ka mundur ta liroj dhe arrestoj 3 autorët.

Të tre akuzohen për veprën penale "Heqja e paligjshme e lirisë" kryer në bashkëpunim, parashikuar nga neni 110/25, i Kodit Penal./K.C/dritare.net