Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

21-vjetori i Çlirimit të Kosovës, Meta: Përjetë mirënjohës NATO dhe SHBA!

21-vjetori i Çlirimit të Kosovës, Meta: Përjetë

Më 12 qershor të vitit 1999, pas 78 ditë bombardimesh të Aleancës Ushtarake Perëndimore të udhëhequr nga Amerika kundër caqeve ushtarake serbe në Kosovë, në Serbi dhe në Mal të Zi, trupat e NATO-s hynë në Kosovë në misionin paqeruajtës, që do të quhej KFOR, duke i dhënë fund luftës gati dyvjeçare midis dy popujve.

Meta përmes një postimi në Facebook, shkruan se është mirënjohës për NATO-n dhe SHBA, që çështjen e Kosovës e bënë çështje të dinjitetit të tyre.

21-vjetori i Çlirimit të Kosovës, Meta: Përjetë

Sot, në 21-vjetorin e Çlirimit të Kosovës, kujtojmë me nderim të jashtëzakonshëm jetën dhe veprën lapidare të Presidentit historik Ibrahim Rugova dhe Komandantit legjendar Adem Jashari, djemtë dhe vajzat e UÇK-së, si dhe dhjetëra e mijëra Heronj e Dëshmorë që dhanë jetën për Kosovën Republikë, në paqe, të lirë, të pavarur, sovrane dhe demokratike, me orientim të qartë perëndimor, në bashkëpunim e fqinjësi të mirë me të gjithë në rajon.

Përjetë mirënjohës dhe falenderues për NATO-n dhe Shtetet e Bashkuara, që çështjen e lirisë së Kosovës, e bënë çështje të dinjitetit të tyre”, shkruan Meta./E.B-dritare.net