Në intervistën e lamtumirës, ajo tregon 95 vitet e jetës së saj dhe sidomos vitet me Enver Hoxhën, duke e nisur me njohjen, propozimin, martesën e deri te jeta e përbashkët, letërkëmbimet, ditarët, të cilat bashkë me arkivin personal, video dhe foto, të familjes Hoxha, që shoqërojnë intervistën, shfaqen për herë të parë në ekran. Një intervistë që do të marrë audiencën maksimale për temat që trajton, dëshmitë e herës të parë, së një gruaje që është dëshmitarja e pothuaj 100 viteve histori Shqipërie dhe protagoniste kryesore e saj për pothuaj 50 vjet.