
New York/ E moshuara harron gjysmë milion dollarë në piceri, kamarieri shqiptar ia kthen
Dritare.net

Zarfin, zonja e moshuar, e kishte harruar në tavolinën ku kishte ngrënë pica.
Ajo, para se të largohej i në vend të bakishishit, i kishte lënë një shënim ku i kishte shkruar kamaririt se vajzat nuk linin bashkishe. E bashkë me të, pa dashur, kishe harruar çekun.
Kamarieri, Armando Markaj, një djalë 27-vjeçar shqiptar, sapo e kishte parë që në zarf shkruhej "Citibank", kishte vrapuar për t'ia dorëzuar, pasi mendoi se ishte e rëndësishme, por ajo ishte larguar, informon dritare.net
Më pas ai kishte hapur zarfin, dhe ishte befasuar kur kishte parë shumën rreth gjysmë milioni dollarë.
Armando nuk kishte ditur çfarë të bënte dhe kishte njoftuar mediat.
Pas disa telefonatash dhe hulumtimesh, ata ia kthyen paratë zonjës. Armando tha se zonja u lumturua shumë, por në të njëjtën kohë dukej e trembur.
E moshuara i kërkoi falje atij pse nuk i kishte lënë bakshish, duke i ofruar para, por Armando nuk i kishte pranuar. /E.B-dritare.net

















