Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Nëse keni këto simptoma, zorra e trashë është në telashe!

Nëse keni këto simptoma, zorra e trashë është në
Për shkak të stilit të jetesës jo të mirë, dhe kequshqyerjes shpesh kemi dhimbje në bark. Por ka simptoma që nuk duhet të injorohen kurrë, pasi ato tregojnë probleme serioze.

Dritare.net ka sjellë për ju disa simptoma që tregojnë se zorra e trashë është në telashe.

  • Kur hamë ose pimë diçka të gabuar, na dhemb barku. Por nëse ju dhemb pjesa e poshtme e barkut, mund të vuani nga ndonjë sëmundje inflamatore e zorrëve si sëmundja e Crohn, koliti uleroz, divertikuliti, sindroma e zorrës së irritueshme ose kanceri.

  • Nëse keni dhimbje gjatë daljes jashtë, mund të jetë divertikuliti, të cilat janë gropa të vogla të përflakura brenda zorrës suaj, ose Sindroma e Zorrës së Irritueshme, një sëmundje në të cilën kjo simptomë shoqërohet me diarre, gjakderdhje, dhimbje dhe gazra. Ndonjëherë një dietë e duhur mund ta shërojë këtë, por nëse injorohet për një kohë të gjatë mund të ketë nevojë për kirurgji për t’u shëruar siç duhet.

  • Nëse jashtëqitja është e lëngësuar, kjo tregon se zorra e trashë nuk po funksionon siç duhet, nuk po thith ujë dhe substanca të tjera. Sëmundjet e shumta të zorrës së trashë shoqërohen me diarre. Nëse zgjat më shumë se 24 orë shkoni te një mjek, këshillon dritare.net

  • Nëse ka gjak në letrën higjienike ose në tualet, kjo mund të jetë inflamacion. Nëse gjaku është i errët, gati i zi, ose keni diarre me gjak, duhet të shkoni sa më shpejt te një mjek. Mund të jetë sëmundja e Crohn-it, koliti ulceroz ose më keq, kancer.

  • Nëse jashtëqitja ka formë të çuditshme, e hollë si lapsi, me ngjyrë të errët, nëse ka gjakderdhje, këto janë shenja të kancerit. E nëse ka shumë mukus në të mund të tregojë inflamacion, si sëmundje Crohn, shkruan dritare.net

  • Nëse keni shumë gazra dhe me erë të rëndë, kjo tregon se diçka nuk është tretur. Mund të jetë për shkak të mungesës së baktereve të mira, inflamacionit ose lëvizjeve jonormale të zorrëve.

  • Nëse zorra e trashë nuk po punon si duhet, ne vuajmë nga mungesa mineraleve dhe vitaminave. Mund të na bëjë të ndihemi të lodhur dhe të kemi probleme me gjumin. Nëse befas rraskapiteni pas aktiviteteve të përditshme në shtëpi ose në punë, mund të jetë për shkak të kolitit ose sëmundjes së Crohn-it, ose edhe kancer. Bëni mirë që për të gjitha këto simptoma të bëni vizitë te mjeku./Përshtati: Kadrije Çako/dritare.net