
Nëse grupi juaj i gjakut është 0, duhet të dini këto tetë këshilla
Dritare.net

Karakteristikat e gjakut janë ndikues tek çdo individ, për personalitetin që ka, shëndetin dhe karrierën. Dritare.net sot në këtë artikull do ju tregojë disa kuriozitete që lidhen me grupin 0 gjakut .
Si përcaktohen llojet e gjakut?
Grupi i gjakut, klasifikohet sipas pranisë ose mungesës së antigjeneve të caktuara që mund të shkaktojnë një përgjigje imune kur ato janë të huaja në trup. Këto antigjene mund të bëjnë që sistemi imunitar i personit të sulmojë gjakun e transfuzuar. Kjo është arsyeja pse është kaq e rëndësishme të njihni grupin tuaj të gjakut .
Karakteristikat e grupit të gjakut 0
Përveç antigjeneve A dhe B, ka një proteinë të quajtur Rh faktor që mund të jetë i pranishëm ose mungon në gjak. Kjo është ajo që përbën 8 grupet e gjakut: A +, A-, B +, B-, O +, O-, AB + dhe AB-. Lloji i gjakut 0 nuk i ka antigjenet A dhe B në qelizat e kuqe të gjakut, por ka antitrupa A dhe B. Grupi O + është grupi më i shpeshtë i gjakut që zë 37% - 53% të njerëzve në grupe të ndryshme etnike dhe racore.
Njerëzit me grup gjaku 0 janë dhurues universal
Njerëzit grup gjaku 0 + mund të dhurojnë gjak për 4 grupet e tjera, 0 +, A +, B +, AB +. Qelizat e kuqe të grupit 0 mund të transfuzohen në 8 nëngrupet e tjera, gjë që e bën këtë grup gjaku universal që është gjithmonë i nevojshëm për transfuzionet emergjente. Grupi i gjakut 0- transfuzohet në rastet e emergjencës, kur është e rëndësishme për të shpëtuar jetën e një pacienti përpara se të kryhet testi. Grupi i gjakut 0- është më i sigurt për foshnjat e porsalindura, sepse sistemet e imunitetit të tyre janë të pazhvilluara.
Grupi i gjakut 0 mund të marrin vetëm gjak nga grupi 0
Njerëzit me gjak të tipit 0 + mund të marrin gjak nga njerëz me të dy tipet 0+ dhe 0, ndërsa ata që kanë gjak të tipit 0 mund të marrin të njëjtin gjak të tipit 0. Në raste urgjente kur grupi i gjakut 0- mungon, mund të zëvendësohet me llojin 0 + gjak.
Rreziqet shëndetësore
Sipas shkencëtarëve, ka mënyra në të cilat gjaku përcakton shëndetin tonë. Edhe pse ndikimi i grupeve të gjakut në shëndetin tonë ende është nën hulumtim, ekzistojnë disa teori për rreziqet dhe përfitimet shëndetësore për njerëzit me grupe të ndryshme gjaku.
Grupi i gjakut 0 mund të jetë më i ndjeshëm ndaj disa infeksioneve bakteriale dhe virale sesa grupet tjera të gjakut, duke përfshirë ato të rënda si murtaja, kolera, shyta dhe tuberkulozi.
Përfitimet shëndetësore
Njerëzit me grup gjaku 0 kanë rrezikun më të ulët të zhvillimit të sëmundjes së zemrës koronare në krahasim me njerëzit që kanë grupin e gjakut A, B dhe AB. Për më tepër, njerëzit me llojin e gjakut 0 kanë një rrezik më të ulët për zhvillimin e sëmundjeve të qarkullimit të gjakut dhe kanë probleme me kujtesën.
Grupi i gjakut 0 dhe dieta
Ju mund të keni dëgjuar për të ashtuquajturat "dietat e gjakut" që pretendojnë se po të hahen produkte të caktuara që përputhen me llojin tuaj të gjakut do t'ju ndihmojnë të qëndroni të shëndetshëm. Por nuk është e vërtetuar se kjo lloj diete është shumë efektive. Dritare.net ju sugjeron se është më mirë të ndiqni një dietë që i përshtatet gjendjes tuaj shëndetësore, në vend të një diete të lidhur me grupintuaj të gjakut.
Grupi i gjakut 0 dhe personaliteti
Ndikimi i llojit të gjakut në tiparet e njerëzve është një çështje që gjithmonë diskutohet, por kjo teori është shumë e përhapur në vende të ndryshme të botës.
Japonezët besojnë se njerëzit me grupin e gjakut 0 janë bujarë, të pasionuar, të shoqërueshëm, shumë të suksesshëm ndërsa grupi i gjakut që i përshtatet grupit 0 për një marrëdhënie është vetëm grupi A i gjakut. /I.M-dritare.net

















