Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Video/ Rama flet nga Mali i Zi për Zvërnecin: Na e kaluan njëherë, tani nuk na kalon huq topi

Video/ Rama flet nga Mali i Zi për Zvërnecin: Na e kaluan

Kryeministri Edi Rama ka reaguar nga Mali i Zi, për protestat kundër projektit në Zvërnec. Rama foli nga vendi ku është ndërtuar një projekt që nuk e pranuan në Shqipëri.

Rama u shpreh se Shqipëria humbi një mundësi të rëndësishme për shkak të kundërshtimeve të brendshme, ndërsa Mali i Zi po përfiton nga investimi.

“Na e kaluan topin për shalësh vëllezërit e vegjël, për fajin e atyre që e lanë mundësinë të ikte”, shkroi Rama, duke kritikuar kundërshtarët e projektit.

Kreu i qeverisë theksoi se Shqipëria nuk duhet të humbasë më mundësi të tilla zhvillimi dhe investimesh, duke shtuar se vendi duhet të ecë përpara me projektet që, sipas tij, lidhen me vizionin e “Shqipërisë së Re Europiane”.

"LIVE NGA PERLA QË E SOLLËN KËTU DIKUSH QË E PËRZUNË NGA SHQIPËRIA????????‍♂️

O çuna goca na e kaluan njëherë këta vëllezërit e vegjël topin për shalësh, për fajin e honxhobonxhove tanë që e lanë topin ta marrë deti.

Po tani s’bëhet llaf më, ta harrojnë të gjithë ata që thonë s’duan apo s’na duan, se na kalon prap huq topi i historisë së Shqipërisë së Re Europiane.", shkruan Rama./K.C/dritare.net