Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Italianët protestuesve shqiptarë: Ikni dhe protestoni në Shqipëri!

Italianët protestuesve shqiptarë: Ikni dhe protestoni në

Një video e protestës së shqiptarëve në Itali kundër projektit të Jared Kushner në Zvërnec dhe Sazan ka shkaktuar debat të fortë në rrjetet sociale, duke sjellë përplasje të hapura mes komentuesve shqiptarë dhe italianë.

Nën videon e protestës janë shfaqur qindra komente. Disa italianë kanë mbështetur protestuesit, duke i përgëzuar për angazhimin e tyre qytetar.

“Jemi me ju! Ju lutem mos u dorëzoni, jeni shembull për ne italianët”, shkruan një komentues.

Italianët protestuesve shqiptarë: Ikni dhe protestoni në

Por shumë të tjerë kanë reaguar duke vënë në pikëpyetje arsyen pse protestat po zhvillohen në Itali dhe jo në Shqipëri.

“Pse nuk protestuat kur u ndërtuan kampet e emigrantëve?”, pyet një komentues, ndërsa një tjetër shkruan: “Atëherë kthehuni në atdhe dhe jepni një dorë.”

Italianët protestuesve shqiptarë: Ikni dhe protestoni në

Shqiptarët iu përgjigjen duke thënë se pakënaqësia ndaj mënyrës se si po zhvillohen projektet në vend është grumbulluar prej vitesh dhe se tani “gota është mbushur”.

Debati ka kaluar shpejt nga çështja e Zvërnecit në tema më të gjera si emigracioni, korrupsioni, politika dhe largimi i të rinjve nga Shqipëria.

Italianët protestuesve shqiptarë: Ikni dhe protestoni në

Por ajo që bie më shumë në sy është mesazhi i përsëritur i shumë komentuesve italianë: nëse shqiptarët janë kundër këtij projekti, protesta duhet të bëhet në Shqipëri dhe jo në Itali.

Italianët protestuesve shqiptarë: Ikni dhe protestoni në

“Mos protestoni këtu, protestoni para qeverisë suaj”, shkruajnë disa prej tyre. Të tjerë u kujtojnë protestuesve se ndryshimet në Shqipëri mund të vijnë vetëm nëse qytetarët angazhohen brenda vendit.

Kjo është pika ku ndahen më fort mendimet. Për protestuesit, diaspora ka të drejtë të ngrejë zërin kudo ku ndodhet. Për shumë italianë, megjithatë, beteja për Zvërnecin dhe Sazanin duhet të zhvillohet në Shqipëri./dritare/net