Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Ndeshja Shqipëri-Zvicër, Spahiu apel: Biznesmenë e politikanë dhurojani biletat të varfërve

Ndeshja Shqipëri-Zvicër, Spahiu apel: Biznesmenë e
Kreu i Aleancës Kuq e Zi, Kreshnik Spahiu ka bërë sot një thirrje publike për ndeshjen Shqipëri-Zvicër. Spahiu bëri apel për biletat e politikanëve dhe biznesmenëve, ndërsa ai theksoi se ata duhet tua lënë vendin tifozëve kuqezi.

Ai pohoi se biznesmenët duhet tua dhurojnë biletat të varfërve, ndërsa në mënyrë simbolike për një Shqipëri të bashkuar Spahiu ka dhuruar 20 bileta në Kosovë dhe Tetovë për të parë nga afër takimin Shqipëri-Zvicër.

“Ëndrra për Shqipëri të bashkuar, do vazhdojë. Shqipërinë e bashkuar nuk e duam vetëm në futboll”, tha Spahiu. Ndeshja Shqipëri-Zvicër për Europianin 2016 do të mbahet më 11 qershor, në orën 15:00 në Lens.