Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Ndërron jetë ish-banori i Big Brother, vuante nga sëmundja e rëndë

Ndërron jetë ish-banori i Big Brother, vuante nga sëmundja e
Ka ndërruar jetë Shkëlqim Brushulli, ish-banor i reality show "Big Brother Albania 1", pasi prej vitesh vuante nga një sëmundje e rrallë dhe e pashërueshme.

Lajmi është bërë i ditur për JOQ.al nga e bija. Çimi ka lënë pas dy fëmijë, vajzën, Esmeraldën dhe djalin më të vogël. Ai ka ndërruar jetë mëngjesin e sotëm në një spital në Gjermani, ku edhe kurohej prej vitesh për sëmundjen që e kishte prekur.

E bija sqaron se Shkëlqimi ishte prej tre vitesh në një luftë të gjatë me kancerin e rrallë që si biopsi shkaktohej nga një infeksion në gjak.

"Prej 3 vitesh kurohej në Gjermani, por sot në orët e para të mëngjesit u nda nga jeta duke lënë një humbje të madhe tek të gjithë ne. Presim të sjellin trupin e tij në Shqipëri dhe t'i bëjmë përcjelljen e fundit. Bëj këtë lajmërim në mungesë të kontakteve të miqve të babait tim", thotë Esmeralda.