

Bakalli mësohet se kohët e fundit ishte diagnostifikuar me leucemi akute. Pas tërheqjes nga politika, Bakalli i ishte përkushtuar jetës akademike.
Bakalli ka shërbyer si deputet i Kuvendit të Shqipërisë në mandatin 4 vjeçar 2005 – 2009, duke përfaqësuar Partinë Demokratike.
Ai u largua nga PD pas përplasjeve me ishKryetaren e Kuvendit dhe zv.kryetaren e kësaj partie, Jozefina Topalli.
Deri ditët e fundit, Bakalli punonte si pedagog në Universitetin Evropian të Tiranës në Departamenti i Komunikimit dhe Marrëdhënie Publike, Fakulteti i Shkencave Sociale dhe Edukimit.
Bakalli kishte një përvojë 15-vjeçare në mësimdhënie në nivel universitar, në fushën e teorive të letërsisë, përkthimit, komunikimit ndërkulturor dhe teorive të komunikimit.
Ngushëllime familjes për këtë humbje të parakohshme të njeriut të dashur./ dritare.net

















