
Ndahet nga jeta agjenti shqiptar i FBI në Tiranë
Dritare.net

Ai ishte nga Fushë-Kruja, dhe emigroi në SHBA në vitet 1999-2000, dhe arriti të bëhej pjesë e FBI.
“Express” raporton se Kosturi ka pësuar infarkt në shtëpinë e tij në Tiranë.
Një ditë më parë në ambientet e Policisë së Shtetit është mbajtur ceremonia kortezhe dhe kanë marrë pjesë Ambasadori i SHBA, Donald Lu, Minsitri i Brendshëm Fatmir Xhafaj, dhe Drejtori i Policisë së Shtetit Ardi Veliu.
Nënës dhe vëllait të Hamdi Kosturit, ju dorëzua një dekoratë mirënjohjeje për kontributin e rrallë që 39-vjeçari ka dhënë gjatë zbatimit të misionit të tij.
Kosturi ishte agjent special i Shërbimit Diplomatik të Sigurisë së Departamentit Amerikan të Shtetit, të atashuar pranë ambasadës së SHBA-ve në Tiranë, DSS.
Detyrat e sektorit ku punonte 39-vjeçari janë të zbatojnë ligjet jashtë vendit, të mbrojnë misionet diplomatike të SHBA-së, dhe vizitat e personaliteteve të huaja. Gjithashtu DDS kryen hetime kriminale kundër falsifikimit të vizave dhe pasaportave, kundër-terrorizmit dhe kundërzbulimit brenda dhe jashtë vendit./ I.M-Dritare.net

















