Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Myku vaginal, simptomat dhe si mund ta kuroni me metoda natyrale!

Myku vaginal, simptomat dhe si mund ta kuroni me metoda natyrale!
Sot në këtë artikull do të trajtojmë një temë shumë të rëndësishme për shëndetin e grave.

Mykun vaginal! Të gjitha gratë e vajzat kanë myk në vaginë dhe kjo është një gjendje e zakonshme, por e rëndësishme për t’u trajtuar.

Shkarkimi natyror i lëngut vaginal përmban sasi të larta të baktereve të acidit laktik (laktobacil), sasi më të vogla të disa baktereve të tjera  të grupit B Streptokokut, Gardnerella, Bakteroide, Mikoplazma dhe viruseve, kërpudhave dhe në një ekosistem të ekuilibruar mikrobial.

Myku vaginal shpesh shkaktohet nga përhapja e kërpudhave. Më e zakonshmja është Candida Albicans, e cila gjendet normalisht, por në sasi të vogla në vaginë dhe në traktin gastrointestinal, dhe në rastin e infeksioneve vaginale përhapet, sidomos kur sistemi imunitar është i ulët, duke ndryshuar ekuilibrin normal të vaginës. Shkarkimi vaginal me ngjyrë të verdhë ose gri është një tjetër simptomë treguese. Disa njerëz thonë se kjo shkarkesë duket si gjizë. Ndonjëherë shkarkimi gjithashtu mund të jetë i holluar si ujë.

Myku vaginal transmetohet gjatë aktit seksual, përdorimi i antibiotikëve etj. Myk mund të ketë edhe një vajzë e virgjër. Në shfaqjen e këtij infeksioni ndikojnë edhe shpërbërja e mykozës vaginale, përdorimi i sapunëve dhe larësve shumë agresivë, veshja e të brendshmeve shumë të ngushta, përdorimi i servietave higjienike, të cilat shkaktojnë thatësi vaginale, ulje e sistemit imunitar për shkak të një sëmundjeje, ndryshime hormonale për shkak të shtatzënisë ose ciklit menstrual, higjienë jo e duhur lokale, ose anasjelltas, higjienë e tepërt lokale, përdorimi i shpeshtë i antibiotikëve, irritimi për shkak të marrëdhënieve seksuale të shpeshta, infeksionet seksualisht të transmetueshme, përdorimi i spiraleve, ose disa kontraceptivëve oralë, stresi dhe mosha, etj. Gratë e moshuara janë më të prirura për infeksione të tilla, informon dritare.net

Nëse kohët e fundit sekrecionet vaginale kanë ndryshuar formë, janë me erë si të peshkut, në formë gjize, bëni mirë të bëni një analizë, ose një kontroll te gjinekologu, për të marrë trajtim nëse keni infeksionin e candida albicans.

Infeksionin vaginal mund ta trajtoni edhe në kushte shtëpie, me mjete natyrale, nëse nuk doni të përdorni ilaçe.

Mund të përdorni, vaj kokosi, krem vaji i pemës së çajit, hudhër, supozitorët vaginalë të acidit borik, kos të thjeshtë të marrë gojarisht ose të futur në vaginë.

Gjithmonë sigurohuni që duart tuaja të jenë të pastra para se të aplikoni krem ​​ose vajra në vaginën tuaj./K.C/dritare.net