Na ndiqni edhe në

Moti

Sa nxehtë do të jetë sot? Njihuni me parashikimin e motit!

Sa nxehtë do të jetë sot? Njihuni me parashikimin e motit!

Moti në Dritare.net mundësohet nga MeteoAlb

Shqipëria

Sipas MeteoAlb: Gjatë paradites vendi ynë do të karakterizohet nga mot i kthjellët kryesisht në ultësirën perëndimore. Por pas mesditës parashikohet që zonat malore dhe të ulëta të kenë kalime vranësirash të lehta. Ndersa sërisht mbrëmja dhe orët e natës largojnë vranësirat duke bërë që kthjellimet të jenë mbizotëruese në republikën e shqipërisë. Temperaturat e ajrit ulen në mëngjes por nuk ndryshojnë në mesditë duke u luhatur nga 14°C në zonat malore deri në 35°C në zonat e ulëta.

Era do fryjë e lehtë në tokë por mesatare në det duke arritur shpejtësi deri 40 km/h, nga drejtimi Veriperëndimor ndërsa në det të hapur krijohet dallgëzim 3 ballë.

Kosova

Republika e Kososvës mbizotërohet nga kthjellime dhe vranësira të lehta, ku më të shpeshta vranësirat do jenë në zonat juglindore por pa mundur të gjenerojnë reshje. Parashikohet që pasditja dhe mbrëmja të përmirësojnë kushtet e motit duke bërë që kthjellimet të jenë dominuese. Temperaturat e ajrit ulen lehtë në mëngjes dhe mesditë DUKE u luhatur nga 13°C deri në 29°C. Era do të fryjë e mesatare nga drejtimi Verior-Verilindor.

Maqedonia e Veriut

Dita nis me mot të kthjellët në republikën e MV POR duke ju afruar mesditës vranësirat bëhen të dukshme në zonat lindore dhe gradualisht përfshijnë gjithë vendin. Parashikohet që orët e vona të pasdites të largojnë vranësirat dhe ri-kthejnë kthjellimet./dritare.net