Na ndiqni edhe në

Moti

Plane për fundjavë? Ja si do të jetë moti!

Moti për fundjavë pritet të jetë nën ndikimin e kushteve të qëndrueshme atmosferike, ku dita e shtunë do të jetë me kthjellime dhe vranësira të pakta.

Sipas parashikimit nga SHMU, era do të fryjë nga kuadrati i jugut me shpejtësi mesatare 1-8m/s, ndërsa në bregdet fiton shpejtësi deri 15m/s duke bërë që valëzimi në dete të jetë i forcës 2-4ballë.

Ditën e dielë do të kemi ndryshim të situatës meteorologjike, si rezultat i masave ajrore të lagështa, ku priten alternime vranësirash si dhe intervale kthjellimi. Vranësirat do të pasohen me reshje shiu me intensitet të ulët në pjesën më të madhe të vendit e lokalisht mesatar në Veri.

Era do të fryjë me shpejtësi mesatare 6-8m/s. Valëzimi në dete do të jetë i forcës 1-2ballë./M.K-dritare.net

Plane për fundjavë? Ja si do të jetë moti! Plane për fundjavë? Ja si do të jetë moti!