
Moti në Dritare.net mundësohet nga MeteoAlb
Shqipëria
Moti – E mërkurë, 17 Mars 2021
Sipas MeteoAlb: Masat ajrore të paqëndrueshme do të diktojnë në vendin tonë
vranësira të shpeshta dhe intervale me kthjellime gjatë pjesë së parë të ditës.
Por pjesa e dytë e ditës sjellë zhvillim të vranësirave lokale duke sjellë dhe
reshje të izoluara shiu e dëbore. Temperaturat e ajrit ulen në mëngjes dhe mesditë duke luhatur vlerat ditore
nga -4 deri 12°C. Era do fryjë mesatare deri e fortë në det, me shpejtësi 50 km/h nga drejtimi
Veriperëndimor ndërsa në det krijohet dallgëzim 5 ballë
Kosova
Moti – E mërkurë, 17 Mars 2021
E mërkura gjatë paradites paraqitet gjatë paradites me kthjellime dhe vranësira
kalimtare. POR mesdita dhe pasditja sjellin zhvillim të vranësirave lokale duke
gjeneruar reshje të izoluara dëbore. Temperaturat e ajrit pësojnë sërish rënie
në mëngjes dhe në mesditë duke shënuar -3 deri në 7°C. Era do të fryjë
mesatarisht me shpejtësi 35 km/h nga drejtimi Veriperëndimor.
Maqedonia e Veriut
Moti – E mërkurë, 17 Mars 2021
Kthjellime dhe vranësira të shpeshta dominojnë në MV gjatë paradites,
NDERSA mesdita dhe pasditja sjellin zhvillim të vranësira dhe reshje të izoluara
dëborë dhe shiu./dritare.net

















