Na ndiqni edhe në

Moti

Java me vranësira dhe shira, si do të luhaten temperaturat!

Për ditët në vijim vendi ynë pritet të ndikohet nga kushte të qëndrueshme atmosferike si rezultat i prezencës së anticiklonit afrikan.

Sipas parashikimit nga SHMU, moti do të jetë i kthjellët e me vranësira të pakta deri mesatare, deri në mesjavë. Dita e enjte dhe e premte pritet të jetë me vranësira të cilat do të pasohen me reshje lokale shiu me intensitet të ulët përqendruara në relievet kodrinore-malore.

Era do të fryjë me drejtim verilindje-veriperëndim 1-8m/s, ndërsa përgjatë vijës bregdetare dhe lugina hera-herës era do të jetë intensive e me shpejtësi 10-15m/s duke bërë që valëzimi në dete të jetë i forcës 1-3 ballë./M.K-dritare.net

Java me vranësira dhe shira, si do të luhaten temperaturat!