
Moti për ditët në vijim pritet të jetë nën ndikimin e kushteve të paqëndrueshme, ku dita e sotme ka nisur me reshje shiu në pjesën më të madhe të territorit.
Sipas parashikimit nga SHMU, pritet që sot të kemi hera-herës edhe reshje në formën e shtrëngatave, shoqëruar me shkarkesa elektrike. Ditën e martë dhe ditën e mërkurë moti parashikohet të jetë me alternime vranësirash dhe kthjellime, ku përgjatë relieve malore do të ketë edhe reshje shiu me intensitet të ulët.
Ditën e enjte dhe të premte moti do të jetë me kthjellime dhe zhvillime të vranësirave në mesditë, ku reshjet do të jenë prezente në juglindje të vendit me intensitet të ulët, përqendruar përgjatë relieveve kodrinore-malore të vendit.
Era do të fryjë me drejtim verilindje-jugperëndim me shpejtësi mesatare 1-8m/s ndërsa përgjatë bregdetit era fiton shpejtësi 12-14m/s, kryesisht ditën e Hënë dhe të Martë. Valëzimi në dete do të jetë I forcës 2-3 ballë./M.K-dritare.net

















