
Dëbora është rikthyer këtë fundjavë në Shqipëri. Ditën e sotme reshjet e dëborës kanë nisur në Shkodër, Fushë-Arrëz dhe Dibër dhe disa fshatra të Librazhdit, Elbasanit dhe Gramshit. Nga sa raportohet deri tani situata nuk paraqitet problematike në asnjë zonë.
Borëpastrueset dhe punëtorë të Bashkisë Shkodër janë në terren duke pastruar vazhdimisht aksin Bogë – Theth, në Qafë Thorë. Akset rrugore janë të kalueshme pa zinxhirë.
Ndërkohë shiu dhe erërat e forta kanë krijuar problematika në qarkullim dhe përmbytje, në Vlorë, Durrës dhe Lezhë./K.C/dritare.net

















