
Moderatorja e Top Channel feston ditëlindjen, ja si e surprizon Rudina Magjistari!
Dritare.net

E ftuar pasditen e sotme në “Rudina”, Ulpiana tregoi për një fazë të re në karrierën e saj, e cila do ta çojë shumë shpejt drejt Parisit, ku do të mbajë titullin zv/ambasadore e shtetit të Kosovës në Francë.
Ftesa e kësaj pasditeje në Tv Klan nuk ishte e rastësishme. Sot, Ulpiana feston 45-vjetorin e lindjes dhe më shumë se kushdo tjetër, krahasuar edhe me shumë personazhe të njohur të ekranit, ajo e tregon moshën pa asnjë peng dhe pa asnjë pendesë.
Surpriza që stafi i programit i kishin bërë në këtë përvjetor nisi me uljen e dritave të studios dhe pas kësaj, me tortën simbolike të ditëlindjes.
E pyetur nga Rudina si e ndien veten pas këtyre viteve (që nuk i themi), Ulpiana nënvizoi se nuk ka asnjë problem me moshën, madje i duket habi fakti që shumë prej personazheve tanë të njohur nuk e kanë të shënuar ditëlindjen e tyre në Wikipedia: “Vetëm në Shqipëri dhe me personazhet shqiptarë ndodh që të mos e gjesh moshën në Wikipedia, sepse të huajat të gjitha e kanë moshën. Nuk e kuptoj këtë problemin që kemi ne me për të mos e treguar moshën. Unë jam 45 vjeç sot. Kam këtë moshë që kam dhe nuk e kam paspak problem ta them. I kam luajtur kartat aq mirë sa kam mundur. Nuk kam asnjë pendesë…” – tha Ulpiana duke konfirmuar se një ditëlindje është si dita e parë e një viti të ri që ke përpara.

















