Na ndiqni edhe në

Politikë

Ministria e Shëndetësisë: Si është gjendja e të lënduarve në protestë!

Ministria e Shëndetësisë: Si është gjendja e të

Ministria e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale ka bërë publike të dhënat më të fundit mbi gjendjen shëndetësore të personave të lënduar gjatë protestës së djeshme të studentëve në Tiranë.

Sipas njoftimit, gjashtë persona, tre kalimtarë dhe tre protestues, po marrin ende kujdes mjekësor në Spitalin Universitar të Traumës. Të gjithë ndodhen në gjendje të mirë shëndetësore, por disa prej tyre do të vijojnë të qëndrojnë në spital për trajtim të mëtejshëm.

Ndërkohë, njëri prej tre kalimtarëve të lënduar po i nënshtrohet një ndërhyrjeje kirurgjikale, ndërsa dy të tjerët mbeten nën kujdesin e mjekëve.

Njoftimi:

Përditësim mbi gjendjen shëndetësore të personave të lënduar gjatë protestës së djeshme

Në Spitalin Universitar të Traumës vijojnë të marrin kujdes shëndetësor 6 persona të lënduar, nga të cilët:

3 kalimtarë, në gjendje të mirë shëndetësore, të cilët vijojnë qëndrimin në spital. Njëri prej tyre po i nënshtrohet ndërhyrjes kirurgjikale.
3 protestues, gjithashtu në gjendje të mirë shëndetësore. Dy prej tyre do të vijojnë qëndrimin në spital, ndërsa për personin e tretë po kryhet vlerësimi mjekësor për të përcaktuar nëse nevojitet shtrimi.

Ndërkohë, në Qendrën Spitalore Universitare “Nënë Tereza” është paraqitur gjatë natës 1 protestues me shenja intoksikimi, i cili, pas marrjes së trajtimit në urgjencë dhe rekomandimeve mjekësore, është larguar nga spitali.

Ministria e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale u uron shërim të shpejtë të gjithë personave të lënduar dhe garanton vijimin e kujdesit mjekësor sipas nevojave të secilit.

Top Channel