Microsoft shkurton 4,800 vende pune, goditet rëndë edhe Xbox
Dritare.net

Microsoft ka njoftuar shkurtimin e 4,800 vendeve të punës, rreth 2.1% e fuqisë së saj punëtore, në kuadër të një ristrukturimi të gjerë të kompanisë.
Goditjen më të madhe e merr divizioni Xbox, ku do të shkurtohen mbi 1,600 vende pune menjëherë, ndërsa 1,600 të tjera do të hiqen gjatë vitit të ardhshëm. Kompania ka bërë të ditur gjithashtu se katër studio të zhvillimit të lojërave do të ndahen nga Xbox si pjesë e riorganizimit.
Drejtuesja e re e Xbox, Asha Sharma, e cilësoi këtë si “ristrukturimin më të madh në historinë e Xbox”, duke theksuar se ndryshimet synojnë ta bëjnë kompaninë më konkurruese në një industri që po ndryshon me shpejtësi.
Nga ana tjetër, Microsoft sqaroi se shkurtimet nuk do të zëvendësohen drejtpërdrejt nga inteligjenca artificiale, por pranoi se AI po ndryshon mënyrën se si organizohet puna në kompani./dritare.net