Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Meta: Masa ekstreme për ata që tentojnë të blejnë votën

Meta: Masa ekstreme për ata që tentojnë të blejnë
Kryetari i LSI-së, Ilir Meta ka folur sot nga Vlora për reformën zgjedhore, duke vënë theksin te zbatimi i rekomandimeve të OSBE-ODIHR-it.

Meta kërkoi që të merren masa ekstreme për të dënuar të gjithë ata të cilët do të tentojnë të cenojnë votën, ta kushtëzojnë, ta fotografojnë, ta blejnë dhe ta manipulojnë.

Ne mbështesim zbatimin e plotë të rekomandimeve të OSBE-ODIHR-it për të garantuar transparencë maksimale, për të garantuar zgjedhje të standardeve më të larta evropiane dhe të pakontestueshme.

Për këtë qëllim besoj është shumë e rëndësishme që të gjithë forcat politike të tregojnë vullnet për të respektuar standardet e zgjedhjeve, procesin e dekriminalizimit, që është shumë i rëndësishëm për të krijuar një klimë sa më konstruktive në zgjedhjet e ardhshme dhe për të sjellë një cilësi të re të përfaqësimit në Parlamentin e Shqipërisë për qytetarët shqiptarë, pavarësisht nga bindjet e tyre politike.

Besoj se kjo është një detyrë e të gjithë forcave politike. Dhe njëkohësisht të merren masa ekstreme për të dënuar të gjithë ata të cilët do të tentojnë të cenojnë votën e qytetarëve shqiptarë, ta kushtëzojnë atë, ta fotografojnë atë, ta blejnë atë dhe ta manipulojnë atë.

Kjo është mjaft e rëndësishme dhe me këtë frymë, në këtë drejtim duhet të punojmë të gjithë për ta kurorëzuar këtë reformë.

Masa ekstreme do të thotë të parashikohen sanksione shumë më të forta dhe më të rënda për të gjithë këto fenomene që unë përmenda deri më tani”u shpreh Meta.