Mesazhi i psikologes për të prekurit nga tërmeti: Jemi në terren, na shfrytëzoni!

Psikologia Valbona Treska ka dhënë mesazhin për të gjithë qytetarët që janë prekur nga tërmeti i 26 nëntorit që ti drejtohen atyre dhe mos marrin medikamente qetësuese.

Në studion e emisionit “Arena” në RTV Ora, Treska tha se si kurrë më parë 350 psikologë janë në terren për ti ardhur në ndihmë të gjithë qytetarëe.

Valbona Treska: Para se të shkojnë të kërkojnë medikamenti, prandaj them që më në fund u vu kriteri që jo çdo kush mund të merrte çdo gjë në farmaci, sepse kishim një përdorim të ksanaiksit në përmasa të frikshme. Njerëzit merrnin ksanaks pa asnjë rekomandim nga mjeku. Nuk duhet të shkojmë deri tek medikamenti. Ju lutem shumë të gjithë individëve që kanë problematika të gjumit, të ndryshimit emocional, kanë problematika të të ndjesive negative që përjetojnë, dëshirë për të qëndruar vetëm, frikë për tu futur në ambientet ku kanë qenë, ka akoma individë që nuk janë rikthyer në ambientin ku jetonin. Ju lutem merrni ndihmë nga psikologu përpara se të shkoni një shkallë më tutje për të marrë medikamente tek psikiatri. I keni të gjithë psikologët në terren. Nuk ka pasur kurrë një numër kaq të madh psikologësh në shërbim të popullsisë. Jemi të gjithë në terren, në 7 ditë kemi qenë 350 psikologë në terren. Shfrytëzoni psikologët, sepse janë atje për ju. 

LEXO DHE :  Vettingu/ Konfirmohet në detyrë prokurori i Apelit dhe gjyqtari i Krimeve të Rënda

Për t’u bërë pjesë e grupit "Dritare.net" mjafton të klikoni: JOIN GROUP

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.