Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Merr faturën e ujit, qytetari tmerrohet: UKT po na vjedh

Merr faturën e ujit, qytetari tmerrohet: UKT po na vjedh
Ditë e bukur me diell, gati për të shkuar në punë. Sapo hap derën e shtëpisë, ç’të shoh, fatura e ujit për muajin shtator kishte ardhur.

E marr, e bindur se shuma nuk do të kalonte 1,000 lekë, pasi në dy vjet që kam në këtë shtëpi me qira, shifra gjithmonë kështu ka qenë. Sapo e hap ballafaqohem me shumën e pabesueshme , 5,640.00 . Shoh edhe njëherë emrin nën faturë, pasi mendova se mora atë të lokalit poshtë pallatit. Por, jo. Ishte shtëpia ime.

Do thoni ju çfarë bën që harxhon kaq shumë ujë. As unë nuk e di, pasi gjatë gjithë ditës në shtëpi nuk ka asnjë njeri. Unë jetoj bashkë me time motër dhe në shtëpi shkojmë pas orës 18:00, lavatriçen nuk e vendosim çdo ditë. Pra, harxhojmë ujë veç me larjen e enëve të darkës dhe dushin. Por, përsëri fatura na erdhi 5,640.00 lekë.

Ndoshta e dinë këta të ujësjellësit se çfarë po ndodh me faturat e ujit, ose ndoshta i duhen lekë, prandaj po vendosin çmime kaq skandaloze.

Tani kam frikë të marr faturën e dritave, se kushedi sa do të jetë çmimi saj./Dritare.net