
Mediat greke: Shqiptari i vrarë në Korfuz u ekzekutua nga Agimi i Artë
Dritare.net

Siç thonë banore të zonës, Zifle ishte konfliktuar me fjalë një ditë para vrasjes në një lokal të fshatit me autorin, për çështje të karakterit etnik.
U zbulua se autori ishte pikërisht 44-vjeçari nga Korfuzi, që rezulton anëtar i Agimit të Artë në Lefkimi, madje dhe përfaqësues i kësaj partie në ditën e zgjedhjeve.
Autori kishte hapur debat me shtetasit jo grekë dhe për çështjen e Maqedonisë në lokal dhe aty kishte ndërhyrë dhe Zifle. Personat e tjerë ne lokal i ndajnë dhe greku largohet duke kërcënuar Ziflen, të cilit në Greqi e quanin edhe Petro.
Më pas, ai i bën prite dhe vret shqiptarin, të cilin e hedh më pas ne një kanal, ku u gjet te mërkurën e javës së shkuar. Autoritet shqiptare nuk kanë bërë asnjë reagim në lidhje me këtë çështje.
Gazeta Shqip

















