Na ndiqni edhe në

Shqiptar

Mbi 150 mijë euro sezoni, ja sa paguhen këngëtarët shqiptarë!

Mbi 150 mijë euro sezoni, ja sa paguhen këngëtarët
Janë të pasur apo të varfër artistët shqiptarë?! Disa thonë po, e disa jo, por një menaxher club-esh ka zbuluar shumat marramendëse që fitojnë disa nga emrat më të lakuar të tregut të muzikës.

Sezoni veror është parajsa e fitimeve për të gjithë artistët shqiptarë, sepse datat e koncerteve janë thuajse të përditshme, e për këtë shkak edhe publikimet e këngëve të reja përqëndrohen në këtë periudhë.

Ai ka thënë për “Revista Who” se gjatë sezonit veror, artistët që kanë publikuar këngë të reja së fundmi,  paguhen duke nisur nga minimumi 1500 euro, e për të vazhduar deri në 6000.  Kështu, në bazë të llogaritjeve, një këngëtar paguhet mesatarisht 3000 euro për një koncert gjatë verës, shifër që e bën edhe më të thjeshtë përllogaritjen e të gjithë sezonit veror.

Por nëse do të merrnim një mesatare, 3000 euro për të gjithë artistët e kërkuar, me një llogari të thjeshtë, duke i konsideruar vetëm 50 data koncertesh nga 75 që përfshin sezoni veror, do të arrinim në konkluzionin se fitimet e tyre për një sezon janë 150 mijë euro.

Disa prej tyre e superojnë këtë shifër me pjesëmarrjen në dasma, e gëzime të tjera familjare, që gjatë verës janë padyshim më të shumta në numër. Emrat që përfshihen në listën e atyre që kanë këto fitime janë :

1.Noizy

2.Flori Mumajesi

3.Aurela Gaçe

4.Alban Skënderaj

5.Xhensila Myrtezaj

6.Sinan Hoxha

7.Nora Istrefi

8.Ledri Vula

9.Dhurata Dora

10.Capital T

11.Kida

12.Samanta Karavella