Mbajtën peng Task Forcën e Tatimeve, arrestohet administratori dhe 4 punonjës të resortit në Golem
Dritare.net

Pesë persona janë arrestuar në Golem pasi dyshohet se kanë penguar punonjësit e Task Forcës së Tatimeve gjatë një kontrolli në Prestige Resort. Mes të arrestuarve është edhe administratori i resortit, ndërsa policia thotë se punonjësit tatimorë janë mbajtur të mbyllur brenda ambienteve të resortit për një kohë të konsiderueshme.
Njoftimi i plotë i policisë:
Mbajtën të mbyllur, për një kohë të konsiderueshme, brenda ambienteve të një resorti në Golem, punonjësit e Task Forcës së Drejtorisë së Përgjithshme të Tatimeve, vihen në pranga administratori dhe 4 punonjës të tjerë të resortit. Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Kavajë, pas kallëzimit të bërë nga punonjësit e Task Forcës së Drejtorisë së Përgjithshme të Tatimeve, arrestuan në flagrancë, për veprën penale "Heqja e paligjshme e lirisë", shtetasit:
S. N., 34 vjeç, administrator i resortit;
Z. J., 56 vjeç, shef finance në resort;
A. K., 56 vjeç, shef i sigurisë së resortit;
H. S., 64 vjeç, punonjës i sigurisë së resortit;
B. A., 57 vjeç, punonjës i sigurisë së resortit.
Arrestimi i tyre u bë pasi dyshohet se, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, më datë 18.07.2026, kanë penguar dhe kanë mbajtur të mbyllur, për një kohë të konsiderueshme, brenda ambienteve të një resorti në Golem, punonjësit e Task Forcës së Drejtorisë së Përgjithshme të Tatimeve, të cilët ishin duke ushtruar detyrën.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme./K.C/dritare.net