Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Si do jetë moti sot!

Shqipëria do të vijojë të mbetet nën ndikimin e kushteve atmosferike të qëndrueshme edhe këtë të hënë. Sipas parashikimit të Shërbimit Meteorologjik Ushtarak, moti do të jetë kryesisht i kthjellët, me alternime vranësirash që herë pas here do të bëhen më të dendura, veçanërisht përgjatë relieveve kodrinore dhe malore.

Gjatë orëve të mesditës dhe pasdites priten reshje shiu afatshkurtra dhe lokale në zonat kodrinore, kryesisht në relievet malore. Reshjet do të jenë të përkohshme dhe pritet të ndërpriten pas orëve të pasdites.

Ndërkohë, temperaturat do të mbeten të larta, me vlerat maksimale që pritet të arrijnë deri në 38°C në zona të caktuara të vendit.

Në zonat bregdetare moti do të jetë kryesisht i favorshëm për plazh, ndërsa në zonat malore nuk do të mungojnë reshjet e shkurtra gjatë pjesës së dytë të ditës.

Sipas MeteoAlb, për zonat malore parashikohen rrebeshe shiu gjatë ditës së sotme, ndërsa zonat e ulëta dhe bregdetare do të mbeten të nxehta./dritare.net