
Vera është koha kur libido rritet. Më shumë se në çdo kohë tjetër të vitit, ka një rritje të trafikut në aplikacionet dhe faqet online të takimeve. Megjithatë, rritja e interesit për dashurinë nuk shihet vetëm përmes botës dixhitale, por edhe përmes jetës sonë reale. Gjatë muajve të verës, shitja e prezervativëve rritet dhe është e dukshme që ne duam më shumë seks.
Nëse do të përpiqemi ta shpjegojmë biologjikisht, do të ndalemi te rritja e prodhimit të serotoninës për shkak të ekspozimit tonë më të madh në diell. Rritja e serotoninës do të thotë humor më i mirë, ndaj jemi më të hapur ndaj gjërave të reja dhe njohjeve të reja.
Sigurisht që mund të luajë një rol edhe emocioni që sjellin pushimet. Ai rrit "humorin” tonë fiziologjik, i cili shpesh kthehet në "humor" seksual. Veç kësaj, në verë keni më shumë stimuj në fushën e shikimit sepse nuk janë vetëm trupat me forma në plazh, por edhe veshjet më të lehta.
Ka disa arsye pse seksi është edhe më i mirë në verë.
1. Ne kujdesemi më shumë për trupin tonë dhe kemi më shumë vetëbesim.
2. Jemi nxirë dhe ndihemi më seksi.
3. Relaksohemi nga stresi i përditshmërisë dhe kënaqemi më shumë.
4. Vapa sjell më shumë humor për seks.
5. Ne duam të zbulojmë më shumë gjëra ndërsa vizitojmë më shumë vende.
6. Ka më shumë mundësi për të provuar diçka ndryshe me partnerin tonë.
7. Ka më shumë mundësi për seks nëse nuk kemi partner.
8. Koktejet shpesh na ndihmojnë të jemi më të relaksuar dhe më të hapur.
9. Ne përgjithësisht jemi në një humor më të mirë psikologjik.
10. Meshkujt, për disa arsye, janë më seksi gjatë verës./K.C/dritare.net

















