Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Manastirliu: Fuqizim të laboratorëve të analizave, në poliklinika

Manastirliu: Fuqizim të laboratorëve të analizave, në
Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale Ogerta Manastirliu inspektoi Poliklinikën e Specialiteteve nr.3 në Tiranë, apo siç njihet nga të gjithë si Poliklinika Qendrore.

Poliklinika është pajisur me aparatura të teknologjisë së lartë për specialitetet kryesore, duke filluar nga Kardiologjia dhe Urologjia e deri të Okulistika dhe ORL. Investim i rëndësishëm është ai në laboratore, që ka rritur cilësinë dhe gamën e analizave që kryhen në poliklinikë.

“Me këtë investim, mundësojmë fuqizimin e laboratorëve dhe standardizimin e shërbimit në këtë Poliklinikë specialitetesh, sikundër po punojmë çdo ditë për të mundësuar një standard të njëjtë në të gjithë poliklinikat”, u shpreh Manastirliu.

Manastirliu ka siguruar qytetarët se falë investimeve në poliklinikën qendrore do të shmangen në maksimum ecejaket deri në QSUT, pasi të gjitha analizat mund të kryhen në laboratorin e ri si dhe ofrohen shërbime që më parë mungonin.

Nuk është më e nevojshme të shkosh në spital për diagnostikimin e sëmundjeve kardiake, sepse këtu kryhet me aparatura bashkëkohore prova e biçikletës, dhe defribilatorët janë modernë. Janë vendosur për herë të parë aparaturat e cistoskopisë dhe fluometrisë, për ekzaminimin e saktë të problemeve urologjike, janë kompletuar me aparatura të standardit më të lartë kabineti i okulistikës dhe ORL. Është një investim i plotë që transformon për nga pikëpamja e cilësisë së shërbimit këtë poliklinikë specialitetesh”, tha Manastirliu./E.B-dritare.net