Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Mamaqi e konfirmon: "Xing me Ermalin" nuk do të jetë më!

Mamaqi e konfirmon: "Xing me Ermalin" nuk do të jetë
"Xing me Ermalin", nuk do të transmetohet këtë sezon televiziv. Lajmin e ka bërë të ditur vetë moderatori, Ermal Mamaqi, ndërsa thotë se, ka vendosur të bëjë një pauzë të shkurtër nga puna e tij si moderator. Ai shkruan se, do ta zhvendosë karrierën e tij në industrinë e kinematografisë dhe marketingut.

"Miq... Ju jam mirënjohës për mesazhet e shumta që më dërgoni në lidhje me Xing me Ermalin.

E ardhmja jonë ndërtohet në momentet kur ne marrim vendimet. Dhe vendimet më të rëndësishme dhe që të çojnë përpara janë ato që të nxjerrin nga zona e rehatisë.

Kam marrë vendim të bëj një pauz të shkurtër në punën time si moderator. Si rrjedhojë...Xing me Ermalin nuk do të jetë, të paktën deri në janar në programet televizive.

Karriera ime do të zhvendoset në industrinë e Kinematografisë dhe Marketingut në këto momente.

Në të njëjtën kohë bashkë me ekipin krijues të Xing.al po ndërtojmë një format të ri emisioni që me shumë mundësi vjen në muajin janar në Televizion.

Një falënderim të madh kam për Regjisoren Lorena Basha, Skenaristët Besnik Mustafaj dhe Klaudja Brahimaj, për Olimpjan dhe Bandën e Xingut,montazhierët Vini dhe Pavjoli si dhe për të gjithë stafin e palodhur dhe të çmendur të Xing me Ermalin.

Mirënjohje Televizionit Kampion TVKlan për kushtet dhe për dashurinë e treguar në këto 3 vite.

Ndërkohë miq ju pres në surpriza të reja që do tju mekin...

Se siç thotë dhe miku im Will Smith "në jetë nuk ka rëndësi sa herë merr frymë. Momentet që të lënë pa frymë janë ato që e bëjnë jetën t'ia vlejë"

Ju përqaputh të gjithëve.",- shkruan Ermali në Instagram./K.C/dritare.net