Na ndiqni edhe në

Sport

Majkëll Felps sfidon peshkaqenin e bardhë, ja kush triumfoi për 2 sekonda!

Majkëll Felps sfidon peshkaqenin e bardhë, ja kush triumfoi për 2
Majkëll Felps ka humbur betejën e shumëpritur mes tij dhe peshkaqenit të bardhë. Gara mes tyre është transmetuar në “show”-n televiziv “Discovery Channel” në 220 shtete. Sfida emocionuese në 100 metra mes notarit, që krenohet me 23 titujt olimpikë të fituara dhe kafshës më grabitqare të oqeanit u nda në vijën e finishit për vetëm dy sekonda.

Por, gara nuk u mbajt në kohë reale. Me një pendë të vetme për të rritur shpejtësinë e tij (9.5 km/h) dhe nën mbikëqyrjen e ekspertëve dhe zhytësve, Felps notoi në brigjet e Afrikës së Jugut i vetëm dhe jo përkrah peshkaqenit të bardhë, sikurse ishte imagjinuar nga tifozët e tij. Në sajë të efekteve speciale me kompjuter, dukej që sportisti më i dekoruar i të gjitha kohërave notonte ngjitur me peshkaqenin, por të ndarë nga një vijë si në një pishinë olimpike, duke krijuar idenë se të dy protagonistët ishin duke notuar së bashku.

Koha e shënuar nga peshkaqeni ishte 36.1 sekonda ndaj 38.1 sekonda të 32- vjeçarit nga Merilend. Felps pas kësaj aventure speciale në karrierë tha: “Kjo garë ishte një nga më të vështirat e karrierës sime, për shkak të temperaturës së ulët që kishte uji dhe pritshmërive”.