
LSI sulmon Ramën: Pengoi reformimin e Akademisë. Po lemerit në varre Çabejn dhe Budën
Dritare.net

“Mirë, zoti Rama do ta çrrënjosë Akademinë nga buxheti. Por me kë do ta zëvendësojë anëtarësinë e saj në ALLEA (All European Academies); në UAI (Union Academique Internatinal) dhe në shumë organizata e nisma europiane e botërore, ku Shqipëria ushtron të drejtën e votës?
Kërcënimet prej cowboy-si të Edi Ramës do të lemerisnin në varre E. Çabejn, A. Budën, P. Radovickën, M. Domin, po të kishin veshë të dëgjonin, sepse Akademia nuk është vetëm e 33 anëtarëve të Asamblesë së saj, por e 45 vjetëve akademizëm shqiptar. Dhe e bën këtë kërcënim Kryeministri ynë vetëm një muaj e ca larg 45-vjetorit të themelimit. Po të përdornim gjuhën e tij duhej të thoshim: ky është atentat i një demagogu ndaj shkencave të identitetit kombëtar. Po në emër të kujt e bën? Në emër të shkencave albanologjike apo në emër të integritetit e rolit të Akademisë së Shkencave?!”, shkruan Luan Rama.
Ai akuzon qeveria nuk krijoi kushte që të reformohej Akademia, madje ka penguar këtë proces. Sipas tij, të gjitha krizat e këtij institucioni e kanë burimin te ndërhyrjet politike, prandaj edhe “ mbyllja e Akademisë është më shumë se obskurantizëm”./L.P.- Dritare.net

















