
Po ashtu, sipas tij nuk ka ndërmend të ofrojë konsulta me PS për të dalë në një kandidaturë të përbashkët për këto zgjedhje që zhvillohen si pasojë e shkarkimit të Elvis Roshit.
“Kavaja është një rast i çuditshëm, sepse bëhen zgjedhje për shkak të papërgjegjshmërisë në zgjedhjet e mëparshme. Bëhen zgjedhje për shkak të gabimit në zgjedhje, natyrisht u jepet mundësia qytetarëve të Kavajës të shlyejnë gabimin të cilin nuk e bënë ata.
Duke qenë se është jashtë fokusit të situatës ë përgjithshme politike, element përbërës por nuk është prioritet dhe meqenëse zgjedhja e kandidatit është bërë në mënyrë të njëanshme atëherë i mbetet PS-së dhe nuk ka pse të implikohet LSI-ja", tha Rama.
Por do të merrni pjesë në këto zgjedhje?
"LSI nuk merr pjesë në farsë. LSI është e vendosur dhe do të japë kontributin e vet që në Shqipëri të zhvillohen zgjedhje me standarde demokratike evropiane siç bëhen në çdo vend evropian dhe anëtar të NATOS-s”, tha Rama.
Ai rikonfirmoi se LSI nuk është dakord që zgjedhjet e përgjithshme të mbahen pa opzitën.
"Është absurde që në 2017 një vend anëtar i NATO-s të zhvillojë zgjedhje pa opozitën, në pozita të bunkerizuara palësh dhe jo si produkt i një dialogu politik dhe i frymës të mirëkuptimit dhe bashkëpunimit, e cila duhet të jetë ADN-ja e politikës në këtë vend”, tha ai.