
Linda Rei gjen të dashur, djali i biznesmenit po e çmend me jetë luksi
Dritare.net

Ai është një djalë që jeton në Zvicër, i biri i një biznesmeni të njohur nga Kosova. Vizita e saj e fundit në Tiranë si e ftuar në spektaklin e “Miss Universe Albania” ishte çift, me partnerin në fjalë, por askush nuk e vuri re se ata mund të ishin të dashur. Tashmë, pas katër muaj njohjeje, Linda vendos si foto profili në rrjetet sociale një pozë nga shtrati me të dashurin e saj, ku lejon të duket trupi i tij me muskuj. Linda tregon për “Panoramën” se u njoh me të në hotelin e babait të tij në Lugano të Zvicrës, kur ajo ndodhej për pushime me mikeshën e saj.
Ajo ndihet e lumtur, edhe pse lidhja e tyre është në distancë, pasi ai jeton në Zvicër dhe ajo në Itali. Net romantike, darka speciale dhe udhëtime të bukura janë gjithçka ajo po shijon në historinë me djalin me origjinë nga Kosova.

















