
Letra prekëse e familjes së DJ Avicii: Nuk mund të shkonte dot më tej, kërkonte paqen
Dritare.net

Në letër kuptohet se Dj i famshëm ka shkuar drejt vetëvrasjes: “Tim nuk nuk mund të shkonte më tej. Donte të gjente paqen dhe punoi me ritme që e çuan në niveli të një stresi ekstrem”.
Burimet policore në raportimet e tyre të para përjashtojnë mundësinë e një piste kriminale, ndërsa fjalët e familjarëve të krijojnë një tjetër përshtypje.
“Timi ynë ishte një kërkim të vazhdueshëm. Shpirti i tij i brishtë artistik ishte në kërkim të përgjigjeve esenciale. Një perfeksionist që ka udhëtuar dhe punuar shumë fort me një ritëm që e ka çuar në një stres ekstrem. Kur mbaroi turin, dëshironte të gjente një ekuilbër në jetë, për të qenë i lumtur dhe të bënte atë që dëshironte më shumë: muzikën. Vuante nga medimet e tij për domëthënien e jetës dhe të lumturisë. Nuk mund të shkonte më tej. Donte të gjente paqen. Tim nuk ishte krijuar për të qenë një makinë; ishte djalosh i ndjeshëm që dashuronte fansat e tij dhe evitonte të ishte në qendër të vëmendjes. Do ta duam gjithnjë dhe jemi të trishtuar sepse na mungon”, shkruhet në komunikatë. Dhe në fund një tjetër mesazh dashurie: njeriu që ishe dhe muzika jote meritojnë të mbajmë gjallë kujtimin tënd për gjithnjë. Të duam shumë, familja jote”.
Për ndarjen nga jeta të Dj Aviciit kanë shkruar shumë personazhe VIP të cilët kanë shprehur keqardhjen për të. /V.D/Dritare.net/

















