Largimi im me dhunë është iluzion! Rama socialistëve: Protestuesit nuk e kanë me mua, por me ju
Dritare.net

Kryeministri Edi Rama, gjatë fjalës së tij në Asamblenë Kombëtare të Partisë Socialiste, komentoi protestat e fundit dhe kërkesat për largimin e tij nga detyra, duke i cilësuar këto të fundit si një iluzion.
Duke iu drejtuar socialistëve, Rama deklaroi se, sipas tij, qëllimi i protestuesve është edhe përballja me Partinë Socialiste.
“Sot ne kemi disa instrumente që nuk i kishim më parë dhe që i krijuam sepse dëgjuam ata, flamingot. Duke nisur që nga kryesori, instrumenti i ndjekjes së hallit në Pasqyrë Albania, ku halli, kërkesa, ankesa kthehet në një pako “postare” që e ndjek në kohë reale. Aty është afati, statusi, është edhe syri i institucionit që duhet të sigurojë që ajo kërkesë, ajo ankesë do të marrë përgjigje në kohë. Pjesë e saj është edhe legjislacioni që kemi bërë gati për përgjegjësitë.
Po ashtu, ne nuk kemi qenë asnjëherë të pavëmendshëm ndaj tyre. Unë i kam dëgjuar më shumë se ata njëri-tjetrin, sepse i kanë thënë poshtë dritares së zyrës. Natyrisht që i kam ndarë, sepse të ndara kanë qenë. Aty, në atë protestë, kishte nga të gjitha. Pjesa e rëndësishme për ne, për mua, ishin mijëra qytetarë që i kishte sjellë aty pritshmëria më e lartë për gjërat që i shqetësojnë.
Por që sorrat dhe korbat ishin pjesë aty, tani është shumë e qartë. Që duart e huaja ishin aty, është e qartë. Ka qenë vetëm ndarje me publikun e të vërtetës, jo përqeshje.
Iluzioni i largimit tim me dhunë, se ata nuk e kanë me mua, e kanë me ju, e kanë me PS-në, unë jam thjesht pengesa më e madhe. Manipulimi i madh që e shoqëroi atë iluzion ka krijuar një shtresë toksike që ne duhet ta purifikojmë në gjithë territorin”., tha Rama.
Dhuna policore, një legjendë urbane e jashtëzakonshme. Na kthen te bota e re e rrjeteve sociale, ndërkohë që mbetemi i vetmi vend në një raport të përmbysur të të lënduarve.“