La Dritan Dajtin të shkonte te dentisti/ Shkarkohet drejtori i burgut të Peqinit

Shkarkohen nga detyra drejtoi i Burgut të Peqinit dhe tre persona të tjerë, pasi lejuan daljen nga qelia të Dritan Dajtit, për të shkuar te dentisti në zonën e ish-Bllokut në Tiranë.

Janë shkarkuar, Emin Shpata, drejtor i burgut, Bardhyl Kacorri, drejtor i Policisë së Burgjeve, Andi Andoni, mjeku i IEVP Peqin dhe Ferit Mici, shefit i Forcave Operacionale në Drejtorinë e Përgjithshme të Burgjeve, për shkelje të rëndë. Ndërkohë janë paralajmëruar, Ermira Qirinxhi, mjeke e DPB dhe inspektori i  IEVP Peqin, Mefat Shehu.

“Sipas të gjitha të dhënave, është konkluduar qartazi se në shkelje flagrante me ligjin, stafi mjekësor e drejtues në IEVP-në Peqin nuk kanë  kryer asnjë proces vlerësimi të kërkesës – në profilin mjekësor dhe operacional të riskut – dhe nuk ka marrë në konsideratë asnjë mundësi për kryerjen e vizitave mjekësore pranë strukturave shëndetësore publike të afërta me institucionin e vuajtjes së dënimit.

Nga hetimi është konkluduar se është shkelur neni 33 i ligjit “Për të drejtat dhe trajtimin e të dënuarve me burgim dhe të paraburgosurve”, dhe i nenit 106 të rregullores së përgjithshme të burgjeve parashikohet se të paraburgosurit dhe të dënuarit mund të kërkojnë që të vizitohen, me shpenzimet e tyre, nga një mjek i zgjedhur nga ata. Por kjo kërkesë vlerësohet nga strukturat  përkatëse duke vlerësuar mundësitë për marrjen e trajtimit të specializuar të të dënuarit nga spitali i burgjeve dhe organet shtetërore përkatëse të shëndetësisë.

Pavarësisht mundësisë së marrjes së këtij shërbimi në organet shtetërore përkatëse të shëndetësisë duke përfshirë spitalet publike, asnjë nga strukturat përgjegjëse nuk e ka vlerësuar dhe konsideruar kontrollin mjekësor në strukturat publike shëndetësore, por është dhënë aprovimi për kontrollin mjekësor në një klinikë private okulistike”, thuhet në urdhrin e Ministrisë së Drejtësisë.”,-thuhet në urdhrin e Ministrisë së Drejtësisë./K.C/dritare.net

LEXO DHE :  Meta për gazetën izraelite: Izraeli të njohë pavarësinë e Kosovës

Për t’u bërë pjesë e grupit "Dritare.net" mjafton të klikoni: JOIN GROUP

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.